Raportuesi i Parlamentit Evropian për strategjinë e re të zgjerimit, Tonino Picula, tha se Bashkimi Evropian duhet të "sanksionojë seriozisht" presidentin e entitetit Republika Srpska të Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik dhe t'i dërgojnë mesazh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“BE duhet të sanksionojë seriozisht Milorad Dodikun dhe të dalë nga pozicioni skizofrenik në të cilin e ka sjellë veten. Sepse njeriu nuk mund, nga njëra anë, t'i japë statusin e kandidatit Bosnjë-Hercegovinës me mbështetje të bollshme financiare, dhe nga ana tjetër të tolerojë veprimet politike të dikujt që me të vërtetë po e shkatërron po atë vend në çdo mënyrë të mundshme, jashtëzakonisht shkatërrues," tha Picula për Al Jazeera.

Sipas tij, se BE-ja vërtet mund ta bëjë këtë, e dëshmon edhe rasti i fundit, kur pas përshkallëzimit të dhunës në veri të Kosovës, BE-ja vërtet “urgjentisht dhe me shpejtësi” aplikoi masa të caktuara kundër Kosovës.

“Pra, kjo është një mundësi që BE-ja të tregojë një qëndrueshmëri shumë serioze, sepse sanksionimi i Dodikut do të ishte një mesazh shumë serioz edhe për Aleksandar Vuçiqin. Dhe Serbia e Vuçiqit është epiqendra e pothuajse të gjitha krizave që janë shfaqur në Ballkanin Perëndimor së fundmi. Do të ishte gjithashtu një mesazh shumë serioz për sponsorin politik të Dodikut nga Kremlini, Putinin. Dhe po ashtu, do të ishte një karton i verdhë për Hungarinë, nën qeverinë e Viktor Orban, e cila ka ndaluar vazhdimisht iniciativat e BE-së ndaj Dodikut”, tha Picula.

Ai shtoi se nuk është e mundur të planifikohet integrimi gradual i BiH në BE, derisa të zgjidhet një nga problemet kryesore, konkretisht veprimtaria politike e Milorad Dodikut, e cila e bën të pamundur një rrugë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme të BeH-së drejt BE-së, sepse e shkatërron shtetin në themelet e tij.

Picula tha se bashkësia ndërkombëtare para së gjithash duhet të sanksionojë fajtorin kryesor për krizat në Ballkanin Perëndimor, e mbi të gjitha në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe në veri të Kosovës, Aleksandar Vuçiqin.