Dush Gashi

Të premten e kaluar isha në Novobërdë. Me t'u kthyer, hymë në një serrë dredhëzash, pronarin e të cilës e njihnin miqtë e mi, në shoqërinë e të cilëve isha. Nuk e kam marrë asnjë dredhëz. Asnjë të vetme.

E dini se s'ka gjë të keqe që një kopsht me pemë ta marrësh një kokërr, apo që pronari të t'i jep edhe ca me vete. Njerëzit tanë e bëjnë këtë pa të keq. 

Por, pa qenë në pyetje se a më hahet apo jo një kokërr nga ato fruta, shpesh e bëj këtë gjest refuzimi. Po ashtu, ka vite që, edhe po të me jepet rasti, nuk shkoj në dreka a darka të shtruara me para të tatimpaguesve. Kohët e fundit kam qenë vetëm në një të tillë, të shtruar nga ambasada e një shteti mik.

Gjest i parëndësishëm, sigurisht. Por, mendoj se, në vendin të cilin e ka kapluar lakmia e në të cilin, për fat të keq, mu udhëheqësve të tij u ka hy terpia - dikush duhet të bëjë një gjest që do të thotë: Na keni neveritur, aman! 

Qoftë edhe nëse ai matet me madhësinë e një kokrre dredhëze. 

(Facebook, 12 maj 2020)