I rishikova disa shkrime të mia të viteve të fundit të 90-tave. Nuk kam shkruar shpesh dhe nuk kam qenë ndër ata që mund të thonë se kanë krijuar opinion. Por, as atëherë e as kurrë më vonë nuk kam bërë politikë partiake dhe shkrimet e mia të asaj kohe, më shumë se analiza të ftohta të rrethanave dhe veprimeve politike, thuaja se janë klithmë për unitet.
Në fakt, ajo që po e vërej tash është se kurrë, as në momentet më dramatike të këtij vendi, as për gjërat më madhore nuk kemi pasur unitet. Dhe, nuk kemi as sot e kësaj dite!
Vlerësojini vetë këto citate:
'... çdo lëvizje politike në Kosovë për ndonjë rezistencë më ndryshe, megjithatë duhet të sigurojë një konsensus, përndryshe përçarja e shqiptarëve mund të marrë përmasa dramatike."
"... në Kosovë pasionet politike mund të jenë të vala edhe kur Kosova bëhet shkrumb e hi dhe se ka njerëz që duan të mbeten në sipërfaqen politike, qoftë edhe mbi rrënojat e Kosovës."
"Dikush, edhe po të jetë aq dragua sa të na e sjellë edhe pavarësinë në kalë të bardhë, si nusen, ndoshta edhe s'do ta pranojmë. Varet kush është kalorësi!"
"Falma zot, se duken fjalë të mëdha: s'do bërë Kosovën e lirë për hir të përkushtimit ndaj askujt, do bërë për shkak të brezave që vinë pas nesh; që ngjarjet e fundit në Drenicë të jenë përfundimisht - të fundit."
(Nga profili në Facebook, më 21 korrik 2022)
Klithmë për unitet
As në momentet më dramatike të këtij vendi, as për gjërat më madhore nuk kemi pasur unitet. Dhe, nuk kemi as sot e kësaj dite!
