Pse e shqetëson kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë qeveri dhe opozitën nacionaliste, si dhe shumicën e shoqërisë serbe të helmuar nga propaganda?
Së pari, sepse nuk ka gjalpë në kokë, si ata që janë në skenën politike të Serbisë.
Sepse ai nuk ishte i pleksur me ta.
Ai nuk ka vjedhur, nuk ka vrarë, nuk ka bërë krime.
Sepse ai u arrestua dhe u burgos për pjesëmarrje në demonstratat kundër Sllobodan Millosheviqit, duke mbrojtur popullin e tij nga politika kriminale e Millosheviqit.
Çfarë pret opozita nacionaliste e Serbisë nga ata që filluan luftërat, frymëzuesit e të cilave ishin, që punuan me përkushtim dhe sistematikisht në propagandën e luftës, morën pjesë në luftën e Kosovës, morën pjesë në terrorin kundër popullatës shqiptare?
Që të tillët të ndjejnë përgjegjësisot? Ata që ishin pjesëmarrësit e tij, frymëzuesit, krijuesit, nxitësit dhe bashkëpunëtorët e tij?!
Pse kanë armiqësi ndaj Kurtit?
Kanë, sepse Kurti u bën rezistencën përfundimtare ëndrrave të tyre dhjetëvjeçare të Serbisë së Madhe dhe demonstrimit të tyre të forcës, edhe kur ata dhe politika të tilla janë plotësisht të mundura.
Sepse Kurti ka ende mbështetjen e gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Sepse Kurti nuk është Thaç.
Dhe të gjithë do të dëshironim të ishte.
Sepse, krahas gjithë kësaj, Albin Kurti ka treguar se është zotëri, ndryshe nga shumica e nacionalshovinistëve në skenën politike serbe dhe se përkundër sakrificave të mëdha në spastrimin etnik të popullit shqiptar, Kurti sot i shtrin dorën e pajtimit dhe ndërton politikën e paqes, ndërton institucionet e Kosovës dhe shoqërinë demokratike, duke mos dashur në të njëjtën kohë asnjë kompromis të kalbur me ata që përpiqen ta tregtojnë me te dhe me Kosovë.
Sepse Kurti i quan gjërat me emrin e vërtetë.
Sepse ua tërheq vërejtjen.
Sepse si kryeministër i Kosovës, ai beson se Kosova nuk është as shqiptare e as serbe, por një shoqëri civile multietnike. Edhe pse që nga shpallja e pavarësisë, 93 për qind e popullsisë e përbëjnë shqiptarët, ai nuk e nacionalizon shoqërinë kosovare dhe mendon se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk është i mundur për shkak se është në kundërshtim me Kushtetutën e shtetit të Kosovës.
Sepse ai beson me të drejtë të plotë se Serbia duhet të kompensojë dëmin që i ka shkaktuar Kosovës.
Sepse Serbia ka bërë krime në Kosovë!
Ju shtrohet pyetja, ju - "mosdhënësve", "deri në mot-ëve", qytetaristëve të rremë, demokratëve të rremë dhe shovinistëve të fshehtë
Çfarë nuk është e qartë për ju?
Dhe çfarë doni më shumë nga ajo që nuk e keni?
Opozita demokratike, kush tha ndonjë gjë për civilët shqiptarë dhe fëmijët e hedhur në gropa rreth Batajnicës kur ju erdhët në pushtet?
Sa prej jush u përballët me të gjitha krimet duke bërë një përzgjedhje se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të paraqitet në publik?
Kufomat e kujt janë sjellë nga Kosova në frigoriferë vetëm pak kilometra larg Beogradit tuaj?
Kush e pengoi njohjen e së vërtetës? Kush i varrosi më në fund ato viktima edhe pas Sllobodan Millosheviqit, kush u gjykua për krimin?
Dhe ku është, më në fund, përgjegjësia juaj sot? Kush ju jep të drejtë që Kurtit, kryeministrit të Kosovës, shqiptarit, i cili po lufton kriminelët dhe trashëgiminë e viteve të 90-ta, t'i bëni vërejtje se nuk po bën diçka të mirë në vendin e tij për shkak se po i qëron hesapet me Vuçiqin, me të cilin ju nuk dini të merreni, sepse në thelb ju nuk bëni dallime fare prej tij.
Sepse ju nuk i kaloni “vijat e kuqe”!
Dhe pushoni ta barazoni Kurtin me Vuçiqin, se NUK JANË TË NJËJTË.
Pushoni të relativizoni gjithçka për këto 30 vite dhe edhe sot konfliktin në Kosovë.
Serbia u ka bërë aq shumë keq shqiptarëve dhe Kosovës, sa të mos falet kurrë.
Por ata falin.
Pavarësisht gjithçkaje, ata duan paqe, duan të ardhmen, duan që t'i lini të qetë, sepse të gjitha të këqijat u janë shkaktuar nga Beogradi në këto tridhjetë vitet e fundit dhe secili prej jush mban një pjesë të kësaj përgjegjësie.
Po kërkoni të drejta, po kërkoni zgjidhje më të mira, ju që nuk meritonit asgjë, as manastiret serbe në Kosovë, të cilat, meqë ra fjala, ruheshin nga po ata shqiptarë ndërsa “gardianët e Serbisë” dogjën secilën xhami në Bosnje dhe gjithçka që nuk ecte në dy këmbët serbe.
Ju po kërkoni diçka sot?
Ju, të gjithë kolektivisht, vetëm mund të gjunjëzoheni si i madhi Willy Brandt në Varshavë dhe të kërkoni falje të vërtetë nga të gjithë ata që keni dëmtuar dhe t'ia lani njollën popullit serb.
Dhe ju që keni bërë keq
dhe ju që nuk gjykoheni
dhe ju që gjykoheni
dhe për ju që jeni gjykuar
dhe juve që edhe faktet i keni heshtur dhe ju që sot nuk guxoni ta paraqisni atë të vërtetë.
Kështu që ndoshta atëherë do t'i falet.
Mbështetje e plotë për institucionet e Kosovës në zbatimin e demokracisë.
(Autonomia/Facebook; përkthimi: D. Gashi)
