Sanksionet e vëna ndaj kreut të policisë sekrete serbe, Aleksandar Vulin, do të ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, thotë Luke Coffey, ekspert për sigurinë kombëtare, mbrojtje dhe politikë të jashtme në Institutin Amerikan Hudson. "Ne dimë për lidhjet e tij shumë të ngushta me Moskën" tha Coffey, duke vënë në dukje se kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore pse Shtetet e Bashkuara vendosën ta vënë nën sanksione.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Coffey pohon se ky është një zhvillim befasues, sepse Shtetet e Bashkuara kanë pasur një qëndrim të favorshëm ndaj Vulinit gjatë kohës që ai ishte ministër i Mbrojtjes.

“Vetëm pak vite më vonë ai u sanksionua pasi akuzohet për veprimtari të paligjshme kriminale, shpërdorim të fondeve publike, lidhje me trafik droge dhe biznes ilegal të armëve. Është një tregues se sa shpejt mund të ndryshojë politika. Dhe mund të jetë një sinjal i një lloji të ri angazhimi të Shteteve të Bashkuara në rajon, një gatishmëri për të përdorur mjete të caktuara për të çuar përpara interesat amerikane”, vuri në dukje Coffey - duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara duket se kanë hezituar ta bëjnë këtë në të shkuarën e afërt.

Eksperti amerikan thekson se tani Beogradi është në lëvizje – pra cila do të jetë përgjigja e qeverisë.

“Ajo që nuk shihet qartë nga jashtë, tani për tani, është nëse dhe në çfarë mase lëvizja e SHBA-së është e lidhur me tensionet e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo aktivitetet e Rusisë në Ballkan. I dimë lidhjet e tij shumë të ngushta me Moskën”, thotë Coffey, duke theksuar se kjo mund të jetë një nga arsyet kryesore pse Shtetet e Bashkuara vendosën ta vënë sanksione.

I pyetur se çfarë nënkupton konkretisht kur përmend Kosovën dhe Serbinë, ai thotë:

“Tani është e vështirë të përcaktohet, sepse duhen më shumë informacione. Megjithatë, duket se koha nuk është rastësi. Për mendimin tim, kemi qenë dëshmitarë të deklaratave kritike disproporcionale të qeverisë amerikane të drejtuara ndaj Kosovës gjatë krizës së fundit. Për shkak të kësaj, shumë kritika janë ngritur ndaj Uashingtonit - se ka marrë një qasje të njëanshme. Ndoshta kjo është një përpjekje e administratës për të treguar pak më shumë ekuilibër në angazhim dhe qasje në lidhje me situatën mes Kosovës dhe Serbisë”.

Zëri i Amerikës e pyeti Coffeyn se çfarë pritshmërish mund të kenë autoritetet serbe nga pala serbe – duke qenë se bëhet fjalë për një zyrtar të lartë i cili në të kaluarën e afërt ka shërbyer si ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm dhe tani është shef i policisë sekrete?

“Jam i sigurt se Qeveria e Serbisë do të shprehë pakënaqësinë e saj me një gjest simbolik. Por nuk jam i sigurt se çfarë tjetër mund të bëjë ajo për këtë. Është një çështje jashtëzakonisht serioze kur e gjeni veten në listën e sanksioneve të SHBA-së. Edhe pse kjo lëvizje do të kritikohet në mënyrë deklarative, elitat politike serbe do të pyesin prapa perdeve a mund dhe kush mund të jetë i radhës. Ose çfarë duhet të bëjnë, për të mos qenë të radhës në listën e sanksioneve amerikane”.

I pyetur nëse pret që Aleksanar Vulin të liroheti nga detyra, ai thotë:

“Mendoj se nuk ka gjasa. Duhet të presim dhe të shohim vetë”.

Përkujtojmë se Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj drejtorit të BIA-s, Aleksandër Vulin, duke e akuzuar atë për përfshirje në “krim të organizuar, narkotikë dhe trafik armësh”.